Pak ditë më parë Khloe Kardashian postoi një foto shumë sensuale me bikini në rrjete sociale, që trazoi ujërat mes ish-ave të saj. Lamar Odom, ish-bashkëshorti i saj, i komentoi ‘Hottie’ shoqëruar me emojin e zjarrit, një fytyrë me sy me zemra dhe një zemër të kuqe.
Mirëpo ky koment nuk i shpëtoi syrit të Tristan Thompson, i cili reagoi ashpër ndaj Odom.
“Zoti të ktheu herën e parë. Luaj nëse dëshiron, rezultate të ndryshme”, i komentoi Tristan së bashku me dy emoji me supe të ngritura lart.
Në momentin që prisnim një kundërpërgjigje nga Lamar, ai na befasoi me qëndrimin në heshtje, duke mos ia kthyer me të njëjtën monedhë.
“Ai nuk më njeh. Çfarë thotë Jezusi ‘Zoti fali për gjërat që nuk dinë’, kështu që ai nuk më njeh, sepse kjo mund të kishte shkuar shumë më keq”, është shprehur Lamar për “TMZ”, teksa ka shtuar se Tristan është një burrë me ngjyrë, pjesë e NBA dhe në fund të ditës ata janë vëllezër me njëri-tjetrin.
“Do ta lë këtu. Ai bëri gabim duke e thënë atë gjë”, është shprehur Odom. Ai ka shtuar se nuk e prekin më fjalët e të tjerëve dhe i ka uruar Tristan më të mirat.
Lamar Odom u pyet edhe në lidhje me tradhëtitë e shpeshta të Thompson, por ai sërish u tregua i matur dhe tha se nuk i takonte atij ta gjykonte për diçka të tillë, pasi dhe vetë ka bërë të njëjtën gjë kohë më parë.
/Priza.al/