Tritan Shehu akuzon qeverinë për fshehjen e shifrave të Covid19: Po na çon drejt katastrofës

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka akuzuar drejtpërdrejtë qeverinë  se po fsheh numrat realë të vdekjeve dhe infektimeve me Covid-19.

Shehu shkruan se shifrat po rriten dita-ditës nga papërgjegjshmëritë e qeverisë. Ai ka bërë me dije edhe se çfarë duhet bërë sipas tij për ta tejkaluar këtë situatë.

 Postimi:

“Covid, kjo Qeveri po na con drejt katastrofes!

Cdo dite dhe me shume, si dhe sot shifrat e humbjeve te jeteve, te semureve rende, te infektuarve po rriten frikshem.

Por per nje gje duhet te jeni te sigurte, qe keto shifra nuk jane realet, ashtu si numri i vdekjeve te komunikuara zyrtarisht nga kjo Qeveri per mbi 1 vit ishte disa here me i ulet se i vertete, konfirmuar kjo nga institucionet nderkombetare.

Numri i te infektuarve eshte shume me i larte se ai i komunikuar nga ato 5000 testimet, me nje pozitivitet te tyre 20-25%.

Shpenzimet nga xhepi jane reth 50 here me te larta se ato te rimbursuarat.

Por ka dhe me keq me kete Qeveri te pa pergjegjeshme:

—16 mije vdekjet e deri pak muajve do shumefishohen ne periudhen qe vjen nqs do ta leme gjendjen perseri ne “renie te lire”.

—Shpenzimet qytetare te pa rimbursuara prej 150 M Euro do te duken shume pak po u vazhdua keshtu.

—Pasojat e pergjitheshme ne shendet, invaliditeti i qytetareve po behet cdo dite e me shume nje problem i madh shendetesor, social e ekonomik.

Cfare duhet bere? E kam thene shume here ate:

1.Per vaksinat si sasi, per te arritur deri ne fund te nentorit ne vaksinim te plote te 85% te popullesise.

2.Per cilesine e tyre duke ndaluar komedine me ato te pa sigurtat, ri vaksinuar kush i ka perdorur me te sigurta, uljen e moshes se aplikimeve sipas standarteve europiane, perdorimin e dozes se trete etj.

3.Shume fishimin e liberalizimin e te gjitha llojeve te testimeve.

4.Gadishmerine e te gjithe sistemit shendetesor, paresor, spitalor e reanimator.

5.Sigurimin e mbrojtjes se personelit, masat e pergjitheshme sanitare e kufizuese per popullesine etj, etj.

Ka ardhur koha te kuptojme se ajo qe kaluam, pesuam mund te na duket asgje perpara asaj qe na pret me kete Qeveri, qe vetem fsheh realitetin tragjik.”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *