Në orët e para të mëngjesit një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në derën e banesës së Muhamet Dukës, që ndodhet në katin e katërt të një pallati në zonën e Freskut në Tiranë.
Si pasojë e këtij shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa Muhameti është babai i Elis dhe Leonard Dukës, ky i fundit njihet si drejtuesi i klanit “Duka”.
Mësohet se familjet e vëllezërve Leonard dhe Elis Duka prej 5 vitesh nuk jetojnë nuk jetojnë më aty, po ashtu as prindërit e tyre të cilët po ashtu nuk dihet se ku jetojne.
Sipas fqinjëve banesa i ishte lënë një persona për ta kontrolluar, por deri më tani policia nuk ka ende dijeni se kush mund të jetë ky person.
Bëhet me dije se dyshohet se është një paralajmërim ose kërcënim mes grupeve, ose mund të jetë një ngjarje e stisur nga vetë vëllezërit pasi pritet që ata shpejt të ekstradohen nga Belgjika .
Ndërsa po ashtu bëhet me dije se në banesën ku është vënë sasia e vogël e tritolit kishte 4 vite që nuk jetonte njeri.
Kujtojmë që klani “Duka” është armik i betuar i Ervis Martinajt. Armiqësia mes grupeve nisi në vitin 2019 me vrasjen e Santiago Malkos, njeri i besuar i Martinajt.
Ervis Martinajt prej kohësh është i zhdukur dhe nuk dihet asgjë rreth tij, por kjo është ngjarja e dytë pas atentatit ndaj Fation Muratit, që tregon ose për një rikthim të tij, ose për një hakmarrje të miqve të tij.
Tritoli në Tiranë/ Banesa në pronësi të babait të rivalit të Ervis Martinaj
Tritoli në Tiranë/ Zbardhet dëshmia e pronarit të banesës: Nuk kam konflikte