Një shpërthim me tritol ndodhi gjatë mesnatës në Tiranën, në zonën e ish-Bllokut.
U mësua se në rrugën ‘Sami Frashëri’ afër sheshit Willson, në derën e jashtme të një dyqani rrobash dyshohet se është hedhur lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Deri më tani nuk dihen detaje nga rrethanat e ngjarje, ndërsa policia po vijon hetimet.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.10.2022, reth orës 00:15, në rrugën “Sami Frashëri”, në dyqanin kozmetik të shtetases E. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.