Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një hotel në Sarandë.
Burime për median bëjnë me dije se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë hotelit “Yacht Premium Hotel” për të bërë të mundur zbardhjen e plotë dhe identifikimin e autorëve të cilët hodhën lëndë plasëse në hyrjen e garazhdit.
Mësohet se kjo e fundit ka nisur hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit, ku në hyrjen e garazhit të hotelit ka shpërthyer një sasi eksplozivi.