Gjykata ka lënë në burg Alfred Debreshin pasi akuzohet se i ka vënë lëndë plasëse mjetit tip “Mercedes Benz” të vëllait të tij Elton Debreshit.
Ai së bashku me vëllain e tij planifikuan ngjarjen në mënyrë që të përfitonin azil në shtete si Gjermania apo Franca. Elton Debreshi denoncoi në polici se dikush i kishte vendosur lëndë plasëse në mjet. Policia pas hetimeve zbuloi se ishte i vëllai autori i vendosjes së tritolit.
Nga përgjimet rezultoi se Alfred Debreshi, është person i implikuar drejtpërdrejt në këtë ngjarje, pasi në bisedat e tij, ai disa herë i drejtohet vëllait të tij, Eltonit, me fjalët më fute në burg“. Vëllezërit Debreshi flasin për mënyrën se si ato e kanë deklaruar ngjarjen përpara policisë dhe janë shumë të shqetësuar pasi deklarimet e Alfredit që nuk përputhen me të Eltonit.
/Prizaa.al/