Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Në nisje të saj ai ka komentuar edhe ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës. Kreut të ‘Rithemelimit’ në këtë qytet iu vendos tritol në makinë. Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar.
Berisha e ka quajtur atentat politik këtë ngjarje. Sipas tij kryeministri Rama inaguroi çeljen e fushatës.
“Tritolin në makinën e tij, Benardi tek nisej për në punë, pas disa metrash përballet me një eksplozion të tmerrshëm që i shkatërron pjesën e përparme të makinës, por vetë ai shpëtoi nga ky atentat i mirëfillte politik. Me këtë akt terrorist, Rama inaguron çeljen e fushatës elektorale. Kjo përbën një krim të shëmtuar.” – tha Berisha.