Kryetari i ‘Rithemelimit’ në Vaun e Dejës Benard Ndreca makina e së cilit u hodh në erë nga një atentat me tritol është shprehur se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk dyshon tek askush.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodheshin në banesën e Ndrecës. Me anë të këtyre të fundit pritet të bëhet e mundur edhe zbardhja e ngjarjes.
Policia dyshon për dy persona që mund të jenë autorët.