Gjergj Shpati, babai i shefit të krimeve në Shkodër ka folur për mediat dhe ka rrëfyer ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku iu vendos tritol banesës së tyre. Ai ka rrëfyer se nga shpërthimi i fuqishëm ka dëme të mëdha materiale.
I ati tregoi se në shtëpinë tre katëshe jetojnë tre familje me 17 anëtar dhe se të gjithë kanë qenë në shtëpi në momentin kur ka ndodhur shpërthimi. Siç është shprehur ai, kjo ngjarje ka ardhur për shkak të detyrës të së birit si shef i krimeve.
“Ishim 17 vetë. tre familje deri në kat të tretë. Ishte i fuqishëm. Ka shkatërruar çfarë ka qenë. Ka dëmë në dritare, dyer, fasada, makina. Nuk e di se pse ka ndodhur. Kam qenë në gjumë. Mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës sepse ne nuk kemi ngatërresa me askënd.
Nuk i kam borxh kujt. Kërkojmë që shteti të bëjë punën dhe të hetojë” – ka thënë babai i Pëllumb Shpatit.