Tritol në banesën e shefit të Krimeve në Policinë e Shkodrës

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të sotëm përpara banesës së shefit të Krimeve në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Dobraç’ ku për pasojë banesa e Pëllumb Shpatit ka pësuar dëme të lehta si dhe automjeti i tij. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar makina dhe banesa e shefit të Krimeve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, përpara banesës së shtetasit P. Sh., me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *