BULQIZË– Autori që i vendosi sasinë plasëse në mjetin e ish-kandidatit të pavarur për deputet në Dibër, Elton Debreshit, ishte vëllai i tij. Ky është raportimi i policisë pasi ka bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Thuhet se lënda u vendos nga Alfred Debreshi, ndërsa shkaqet e veprimit të tij ende nuk bëhen të ditura.
29-vjeçari akuzohet për veprat “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Zbardhet ngjarja e ndodhur mesnatën e datës 27.08.2021, ku automjetit të shtetasit E. D., iu vendos një sasi e vogël lënde plasëse. Vihet në pranga autori i dyshuar. Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mesanatën e datës 27.08.2021, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë nën drejtimin e Prokurorisë, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, dhe si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi: Alfred Debreshi, 29 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës plasëse në automjetin tip ‘Mercedez Benz’, në pronësi të vëllait të tij shtetasit E. D.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.
/Priza.al/