Tritol në Vlorë/ “Hidhet në erë”  automjeti i një 31-vjeçari

Një sasi e dyshuar  tritoli  është vendosur pranë një automjeti në Vlorë, në pronësi të shtetasit me iniciale E.K.,31- vjeç.

Mësohet se ngjarja ka ndodur në lagjen “Pavarësia” në zonën e Centrales.

Burime për median bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, si dhe deri më tani raportohen vetëm dëme material.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet, ndërsa në zonë është vendosur dhe perimetri i sigurisë.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 30.05.2022, rreth orës 02:55, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, në automjetn tip “Audi”, në pronësi të shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *