Tritoli në Tiranë/ Banesa në pronësi të babait të rivalit të Ervis Martinaj

Tritol një banese në Fresk. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00, në afërsi të Institutit të Fizikës Bërthamore. Mësohet se banesa është në pronësi të Muhamet Dukës, babait të Leonard dhe Elis Dukës.

Leonard Duka u arrestua më 14 shkurt të këtij viti në Belgjikë, ndërkohë që dy vëllezërit ishin shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos në 2019-ën. Santiago Malko ishte njeri i besuar i Ervis Martinajt, ndërsa dy vëllezërit Duka njihen nga policia si kundërshtarë të Martinajt.

Kujtojmë se më herët, Martinaj rrëmbeu Muhamet Dukën, pronarit të banesës që iu vendos tritol sot. Ishte kjo nisja e sagës hakmarrëse të vëllezërve Duka ndaj Ervis Matinajt. Ndërkohë, i shumëkërkuari i drejtësisë, Martinaj ndodhet i zhdukur prej kohësh, ndërsa familja nuk ka asnjë gjurmë për të.

https://www.priza.al/lajm-i-fundit-lende-plasese-ne-nje-banese-ne-tirane-nuk-ka-te-lenduar/#:~:text=Lajm%20i%20Fundit/%20L%C3%ABnd%C3%AB%20plas%C3%ABse%20n%C3%AB%20nj%C3%AB%20banes%C3%AB%20n%C3%AB%20Tiran%C3%AB%2C%20nuk%20ka%20t%C3%AB%20l%C3%ABnduar

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *