Tritoli te banesa e Dukës/ Reagon Berisha: Është një akt i mirëfilltë i terrorizmit shtetëror

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas shpërthimit në banesën e kreut të FSHF-së, Armand Duka në Durrës, mbrëmjen e të hënës.

Përmes një postimi në “Facebook”, lideri historik i të djathtës e cilëson një “akt të mirëfilltë  të terrorizmit shteteror të klanit Edvin-Olsi Rama.”

Duke denuar këtë akt, Berisha iu bën thirrje UEFA-s dhe FIFA-s që të ndërhyjnë me urgjencë për të shpëtuar Federatën Shqiptare të Futbollit.

Postimi:

Ne vend te votes, 60 plumba ne SMS, SKAPE dhe Tritol!

Kjo nuk eshte republika moniste e Old Major-it te George Oreëllit!

Por kjo eshte narkorepublika moniste e Old Major-it te George Soros-sit!

Tritoli ne deren e shtepise te Armand Dukes!

Akt i mirefillte i terrorizmit shteteror te klanit Edvin-Olsi Rama.

Te dashur miq, nje super skandal shpertheu dy ditet e fundit ne fushaten zgjedhore te Federates Shqiptare te Futbollit. Mediat njoftuan mbreme se ne deren e shtepise te Presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka u vendos dhe shpertheu nje eksploziv i fuqishem, tritol.

Ky akt i mirefillte i terrorizmit shteteror ndaj zotit Duka vjen si forme kulmore terrori ndaj tij i klanit te mafies shteterore me te rrezikshme te Europes, Edvin dhe Olsi Rama. Ky klan mafioz meqenese nuk sigurojne dot votat per pushtimin ne zgjedhjet e 2 marsit te FSHF, ishullit te fundit qe nuk ndodhet ne pushtetin e tyre ka vendosur pushtojne ate ‘manu militari’ qofte dhe me akte terroriste.

Vendosja e Tritolit ne shtepine e Armand Dukes nga klani i mafies me te rrezikshme shteterore te Europes Edvin dhe Olsi Rama vjen pas nje seri aktesh te tjera kriminale te ndermarra per kete qellim ndaj tij nga ky klan.

Keshtu, pas manipulimeve te hapura ne zgjedhjen e delegateve dhe ndersimit te SPAKU-t te partise nepermjet gjethes se tyre te fikut Erion Veliaj, linçimit nepermjet mediave te narkoqeverise, kercenimit me mesazhe per ‘60 plumba’ne koke’ ne rastse nuk largohet nga detyra, keta mafioze te rrezikshem urdheruan dje paradite dergimin e banditeve tatimor ne bizneset e presidentit te FSHF me qellimin e vetem per ti imponuar doreheqjen. Mbreme vone, pasi deshtoi me te gjitha keto veprime te shemtuara e primitive per ta detyruar Armand Duken te jepte doreheqjen, Kreu i Meduzes kaloi ne nje akt te mirefillte terrorist urdheroi vendosjen ne darke te tritolit ne banesen e tij.

Per vendosjen e Tritolit nga klani mafioz Edvin-Olsi Rama ( per llogari te tij) ne shtepine e Armand Dukes deshmon deklarata e te keqperdorurit te tyre Erion Veliaj, i cili fill pas lajmit per vendosjen e tritolit duket se zbuloi edhe doresin e krimit duke thene se Armand Duka ka patur probleme me bandat e Shijakut.

Kjo do te thote se detyra per vendosjen e tritolit i ishte besuar njeres prej ketyre bandave dhe sot apo ditet ne vazhdim do kemi dalezotesin, i cili publikisht do marre persiper aktin terrorist kunder Armand Dukes natyrisht jo per qellime elektorale por per sherre personale.

Keto akte kriminale me te cilat vota e lire zevendesohet me manipulim te hapur, fushate te hapur mediatike linçimi, 60 plumba ne zarf ( ne SMS) fallanga narkotaksidaresh ne biznese dhe se fundi tritol tek dera e shtepise se presidentit te FSHF te denja per republiken moniste te Old Major-it George Orëell-it por po ndodhin 72 vite pas vdekjes se autorit, ne Shqiperi, republiken e Old Majorit te George Soros-it apo narkoshtetin e pare dhe te vetem ne Europe.

Duke denuar kete akt te shemtuar te terrorizmit shteteror te klanit Edvin dhe Olsi Rama, u bej thirrje UEFA-s dhe FIFA-s te nderhyne me urgjence per te shpetuar Federaten Shqiptare te Futbollit nga ky klan mafioz qe kerkon te shnderroje kete federate ne megalavatrice te konteinerve me euro te trafikut te kokaines qe ai kontrollon.

U bej thirrje ketyre organizatave te respektuara te kerkojne hetim nderkombetar per aktin e terrorizmit shteteror ndaj presidentit te FSHF dhe aktet e tjera te narkoqeverise shqiptare per pushtimin e FSHF dhe vendosjen e monizmit absolut ne Shqiperi. sb

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *