Triumf emocionues në Glaskou/ Shevçenko shkruan historinë me Ukrainën, hedh ‘knock-out’ Suedinë dhe sfidon Anglinë

Ukraina mposhti me rezultatin 2-1 në kohën shtesë Suedinë. Kur gjithçka dukej se po i vinte fundi dhe ekipet duhet të bëheshin gati për penalltitë, Dovbyk suprizoi të gjithë me një gjuajte me kokë duke shkundur rrjetën suedeze.

90 minutat nuk prodhuan fitues dhe kualfikimi u zgjidh në minutat shtesë. Ishin ukrainasit ata që realizuan të parët në minutën e 27, pas një goditjeje tepër të saktë nga ana e Zinçenkos.

 Ai arriti të shftyrëzojë më së miri një krosim nga ana e mesfushorit Jarmolenko.

Kur mendohej se 45-minutëshi i parë do të mbyllej me avantazhin e ukrainasve, erdhi goli i barazimit për Suedinë.

Në minutën e 43, ylli i Lajpcig, Forsberg shënoi golin e baraspeshës. Gol me fat ky për Suedinë, pasi topi u devijua nga një prej mbrojtësve të Ukrainës.

Edhe njëherë u vërtetua se futbolli është sporti më i bukur në botë dhe kurrë nuk i dihet kush mund të dalë fitues. Tashmë është mbyllur faza e 1/8-ve.

Përballjet e çerekfinaleve

E premte 2 korrik

Zvicër-Spanjë ora 18:00

Belgjikë-Itali ora 21:00

E shtunë 3 korrik

Republika Çeke-Danimarkë ora 18:00

Ukrainë-Angli ora 21:00

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *