Sportistja Luzia Gega ka triumfuar në finalen e Botërorit të Atletikës, duke u renditur e pesta.
Gega ka thyer rekordin e ri kombëtar në këtë disiplinë me shpejtësinë në 3000 metra me pengesa, pasi ka shënuar kohën 9:10:04. 33-vjeçarja dibrane e ul rekordin me më shumë se 4 sekonda, çka do të thotë se koha e realizuar në Botëror është fantastike.
Rekordi i mëparshëm në këtë disiplinë mbahej po nga Gega me kohën 9:14.29, që u vendos më 1 korrik në Lojërat Mesdhetare, Oran 2022.