16-vjeçari Ralph Yarl, po përpiqej të merrte vëllezërit e tij nga shtëpia e një shoku më 13 prill, por i ra ziles në adresën e gabuar dhe fatkeqësisht u qëllua me armë nga pronari i shtëpisë.
Yarl është në gjendje të qëndrueshme jashtë rrezikut për jetën. Avokatët që përfaqësojnë familjen e Yarl kritikuan zyrtarët për lirimin e të dyshuarit, për të cilin thonë se është një mashkull i bardhë.
“Ju nuk mund të qëlloni njerëz pa pasur justifikim kur dikush vjen duke ju trokitur në derën tuaj dhe trokitja në derën tuaj nuk është justifikim. Ky djalë duhet të akuzohet,” tha avokati.
I dyshuari u dërgua në selinë e policisë për të dhënë një deklaratë para se të lirohej. Në Misuri, një person i arrestuar për një hetim krimi duhet të lirohet ose të akuzohet brenda 24 orëve.
Hetuesit po shqyrtojnë nëse i dyshuari mbrohet apo jo nga ligjet e shtetit Stand-Your-Ground, të cilat u japin njerëzve lejen për të përdorur forcën vdekjeprurëse nëse ndihen në rrezik. Kritikët thonë se ligje të tilla lehtësojnë dhunën kundër njerëzve me ngjyrë.
Të dielën qindra protestues u mblodhën pranë shtëpisë ku ndodhën të shtënat, duke brohoritur “jetët e zezakëve kanë rëndësi” dhe “drejtësi për Ralph”.