Një 28 vjeçare nga Greqi ka denoncuar në polici makthin e kaluar për rreth dy vite nga tutori shqiptar të cilin e njohur në “Facebook”. Sipas dëshmisë rrëqethëse të 28 vjeçares, shqiptari e ka shfrytëzuar atë për prostitucion, duke e kërcënuar përmes dhunës në mënyrë që të pranonte të futej në tregun e prostitucionit.
Sakaq, bëhet me dije se e reja ka kontaktuar me shqiptarin prej vitit 2020, pasi ky i fundit kishte publikuar një njoftim ku kërkonte të punësonte kameriere në një lokal në Kolono të Athinës.
Ku pas njoftimit fshihej, tutori shqiptar i prostitutave, ku 28 vjeçarja ka rënë pre e kurthit.
Ajo tha se në momentin që kuptoi se për çfarë bëhej fjalë refuzoi ofertën dhe tentoi të largohej, por shqiptari e burgosi me dhunë në një bodrum, e rrahu me shkelma, grushte, zinxhirë motori deri sa 28-vjeçarja u detyrua të pranonte të punonte si prostitutë.
“Kur i thashë se nuk dua ta bëj këtë punë, ai filloi të më godiste me inat në të gjithë trupin. Me shkelma, grushte dhe shuplaka më goditi shumë keq dhe më la shenja në të gjithë trupin.
Ngaqë nuk po duroja dot më dajakun, i thashë se do të pranoja punën dhe vetëm atëherë ai ndaloi së rrahuri. Pa marrë veten nga dhuna ai më tha të vishja këpucët dhe më çoi në dyqan për të gjetur punë direkt”, tha vajza, ndërsa përshkroi gjendjen e saj të mjerueshme në të cilën kishte rënë nga dajaku që kishte ngrënë, shkruan protothema.gr. Ajo tha se kur “menaxherët” e dyqanit të prostitutave panë shenja dhune në trup, dhe i thanë tutorit shqiptar se 28-vjeçarja nuk mund të ou ijë në këtë gjendje. Në mars të vitit 2022, e reja arriti t’i shpëtonte tiranit shqiptar dhe t’i drejtohej Prokurorisë së Krimit të Organizuar për të kërkuar ndihmë, të cilët organizuan një operacion special për arrestimin e tutorit shqiptar.