Detaje tronditëse janë zbuluar nga dëshmia e Fatjon Hoxhës, bashkëjetuesi i viktimës Merushe Hazizi, e cila u vra nga babai i tij pak ditë më parë në Roskovec.
I ftuar në emisionin “Me zemër të hapur”, Fatjoni ka treguar se mamaja e tij ka qenë e pranishme dhe ka parë të atin pas krimit teksa po varte veten. Si dhe ka thekuar faktin se kjo e fundit nuk kishte bërë asnjë tentativë për të ndërhyrë.
“Ne dyshojmë sepse ai kishte shumë bagëti dhe i shiti dhe bridhte shumë nëpër polici. Unë nuk kam ushtruar presion psikologjik ndaj tij, ai merrte plakën time i bënte presion dhe i thoshte hajde ta fusim brenda në polici, për mua. Unë se bëj nënën bashkëfajtore se ajo kishte frikë nga ai, ajo e kundërshtonte lidhjen me Merushen sepse nuk e donte. Ka pas frikë, kush e di ca ka pas në dorë, do jetë fshehur për vetë. Kur ka masakruar Merushen nëna ka qenë në shtëpi,” tregon ai.