Trondit Frederik Ndoci: Gruaja shkonte me femra kurse vëllai i saj donte të “hiqte qafe”! Periudha e errët e jetës së tij

Artisti i njohur shqiptar, Frederik Ndoci ka ardhur me një rrëfim ndryshe rreth jetës së  tij. I ftuar së fundmi në një emision televiziv, Ndoci tregoi disa nga momentet e errëta të jetës së tij.

Teksa ky i fundit tregonte njohjen me ish-gruan e parë, e cila më vonë u nda prej tij sepse ishte lezbike, Frederik Ndoci pohoi se është shpallur në atë kohë armik i popullit për faj të kunatit (vëllait të gruas).

“Zbulova më vonë që ish-gruaja kishte dërguar një letër në komitetin qendror, dhe letra kishte firmën e saj. Ne ishim të ndarë, por u takuam për herë të fundit, sepse më solli disa rroba që kisha harruar.

Ajo më tha se i vinte keq për atë që kishte ndodhur por unë i thash se ishte ajo që deshi të më fuste në burg, sepse letra mbante firmën e saj. Ajo shkoi në komitetin qendror, dhe tha që letra kishte firmën e saj por nuk e kishte shkruar ajo. Zbuluam që e kishte shkruar vëllai i saj. Ai donte të më fuste në burg”, tha Frederik Ndoci.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *