Gazetarja shqiptare Diana Rexhepi në një intervistë për portalin kroat Glas Istre pohoi për herë të parë se ish- presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka tentuar ta vrasë tre herë.
Burime për median bëjnë me dije se, Rexhepi e cila tashmë punon dhe jeton në Kroaci, ka thënë se nuk ka autoritet në Kosovë që nuk e ka kuptuar se kush ishte Hashim Thaçi.
“Ish-presidenti i Kosovës, i cili tani është në Hagë, ka tentuar tre herë të më bëjë atentat, sigurisht që e kam kuptuar se kush ishte Hashim Thaçi, ndaj i kam paralajmëruar në vitin 2017 me një postim: “Nëse zgjidhni. këtë njeri si president (duke iu referuar Hashim Thaçit) dijeni se do ta keni në Kosovë Situata e Luigjit të IV: Shteti, ky jam unë. Dhe doli. Pse janë të tre në Hagë? Thaçi, Veselji, Selimi?
Sepse e penguan luftën në Kosovë, jo sepse bënë krim lufte. Dhe në Hagë akuzohen për vrasjen e shqiptarëve, që sigurisht është e vërtetë. Është turp që do të jenë të parët në Hagë që do të gjykohen për vrasjen e bashkatdhetarëve të tyre. Unë e kam përkrahur pa kushte pavarësinë e Kroacisë dhe Kosovës, po, por nuk ka të bëjë me të djathtën. Jugosllavia u shkatërrua bashkë me të të gjitha strukturat”, tha Rexhepi.