Ditën e sotme ka folur për herë të parë, motra e Merushe Hazizit e cila u vra nga vjehrri i saj.
Detaje tronditëse janë rrëfyer në emisionin “Me zemër të hapur”, ku motra e viktimës pohoi se fëmijët e Merushes nuk janë ende në dijeni se nëna e tyre ka ndërruar jetë. Ajo shprehet se 30 vjeçarja e donte Fatjon Hoxhën, aq sa për shkak të tij ka lënë burrin dhe fëmijët tek nëna e saj.
Biseda e saj telefonike në emision:
Si janë fëmijët e saj?
Fëmijët i kemi shumë-shumë mirë. Shëndeti i tyre është i mirë.
Si e mësuan lajmin?
Ata akoma nuk e kuptojnë. Ka qenë gjithmonë e larguar. Vinte herë pas here, por ata më shumë njohin gjyshen dhe gjyshërit, pasi ajo ka qenë më shumë e larguar.
Po prindërit si janë?
S’kam fjalë për të thënë. Ata kanë qenë familje tamam. S’e di ça justifikime kanë dhënë. Merushja i la në shtëpinë e prindërve. Dhe nuk është paraqitur as ish-burri i saj, asnjë. Fëmijët i kanë mbajtur vetëm prindërit e mi.
Prej sa kohësh njiheshin Merushja dhe Fajtoni?
kishin 4 vitet që njiheshin bashkë. Pastaj u prezantuan në familje. Më pas i pranuam. Nisëm t’i donim.
Pse se pranonin Merushën familja e Fatjonit?
S’e donin. Ata donin shumë njëri-tjetrin. Shkaktar për këtë është Fajtoni. Pse e çoi atje motrën time. Kur nuk i zgjidhi problemet.
Merushja nuk donte të kthehej atje?
Jo nuk donte. U kthe se tha kam shtëpinë time, pse duhet të rrimë me qira kur kemi shtëpinë tonë. Ai këmbënguli shumë. Kur flas me Merushen; më tha; kam ikur në Vidhishtë.
Sa kohë qëndruan aty?
Një muaj e ca.
Keni folur me motrën?
Po kemi folur, por na shprehte vetëm të mira. Nuk e tregonte se do ta vriste. I thoshim Fajtonit; largohu! Lerë babanë të qetë. Pastaj nisën problemet, lart e poshtë policat që vinin. Ça të them. S’e bëj dot lidhjen më.
Motra e Fajtonit tha se ngjarja ishte e paralajmëruar…
Të gjithë e dinin, por ne në familje duhet të na thoshin një fjalë. Ai nguli këmbë se tha që do e zgjidhte gjënë. Merushja e kishte ndarë mendjen, e donte dhe kaq. Për të la 3 fëmijët.
E dinit që ai e mbyllte me çelës?
Jo se dinim fare. Ai mund t’i ketë thënë që; mos u anko se do e zgjidhim bashkë.