Leonnie Ord nuk e mendonte kurrë se një fotografi e thjeshtë, do ta çonte atë drejt një të vërtete shumë tronditëse. Djali i saj, Cillian kishte një tumor të rrallë të syrit, i cili mund të rezultonte vdekjeprurës nëse nuk do të kapej në kohë. Sakaq, mjaftoi vetëm një foto, që ajo të zbulonte një shenjë të pazakontë të bardhë në beben e majtë të fëmijë së saj.
Ndërkohë, ajo nuk i kushtoi rëndësi fillimisht duke menduar se ishte thjesht reflektim i dritës së aparatit, por pas një muaji ajo vendosi t’i bënte sërish foto dhe shenja ishe zmadhuar. E shqetësuar, ajo i kërkoi ndihmë mjekut të saj të familje, por vetëm pas një sërë analizash dhe vizitash, mjekët i komunikuar se Cillian kishte retinoblastomë, një tumor në retinë i cili mund të shihej vetëm përmes bebes së syrit. Për fat të keq, tumori kishte avancuar dhe Cillian mbeti i verbër.
“Ajo foto aq e lumtur dhe e qeshur e tij, fshihte një të vërtetë që mund t’i kushtuar jetën tim biri. Prandaj nëse shihni diçka ndryshe me syrin e fëmijës suaj, kontrollojeni atë dhe mos e injoroni atë siç bëra unë.
Çdo ndryshim në sy nuk do të thotë se mund të jetë tumor, por nëse do ta dallonim dhe do ta kontrollonim Cillian më shpejt, ai do të mund të shihte akoma me syrin e majtë, thjesht nuk e dinim”, tregon ajo.