Një ngjarje e paprecedentë është zbuluar në Zvicrës, ku një familje nga Kosova akuzohet se ka “blerë” vajza të mitura nga Shqipëria për 300 euro, duke i bërë partnere të djemve të tyre, ndërsa thuhet se abuzonin dhe i keqtrajtonin për 16 vite me radhë.
Sipas “Blick”, babai dhe katër djemtë e tij pritet të dalin para gjykatës, nën akuzën e abuzimit, ndërsa thuhet se ai ka sjellë të mitura nga mosha 14 deri në 17 vjeç si “gra” për secilin nga 4 djemtë, dhe për një dekadë e gjysmë ata abuzonin me to duke i detyruar të bënin punët e shtëpisë dhe duke i mbajtur në banesë, ndërsa askush nuk kishte kuptuar asgjë nga tortura që u bëhej..
Viktima e parë u soll në Zvicër nga Shqipëria në vitin 2003, ku 17-vjeçarja asokohe e njihte burrin e saj vetëm nga fotot, pasi martesa ishte e sajuar mes prindërve të vajzave. Prindërve të së resë iu premtua se vajza e tyre do të kishte një jetë më të mirë në Zvicër. Një vajzë tjetër ishte vetëm 14 vjeç, jetonte në varfëri dhe sipas hetuesve, prindërit e saj ia shitën për një shumë prej 300 eurosh.
Albrim F., 65 vjeç, së bashku me djemtë thuhet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i kanë kërcënuar me vdekje dhe izoluar.
“Më shumë se 20 herë e ka goditur me brez. Edhe pse ishte shtatzënë, ai e ka rrahur nusen deri sa i ka dalë gjak dhe i ka shtrënguar fytin me të dyja duart”, thuhet në aktakuzën e njërit prej të pandehurve.
Gratë rrallë lejoheshin të dilnin vetëm nga banesa dhe nuk kishin pothuajse asnjë kontakt me familjet e tyre. Avokati Dominic Nellen përfaqëson dy nga gratë në gjykatë dhe i ka shoqëruar për tre vjet.
Për Nellen është e qartë, pas sjelljes çnjerëzore qëndron e drejta zakonore mesjetare shqiptare e kanunit dhe të gjitha fijet u bashkuan me kreun e klanit Albahrim F.
“Është një klan i madh familjar me sundimtar patriarkal vjehrrin. Ishte në qendër, jepte urdhrat”.- thotë avokati.
Në vitin 2019, gratë më në fund arritën të arratiseshin, 16 vjet pasi viktima e parë u soll në Zvicër.