Një dëshmi tronditëse është rrëfyer nga një e mitur 14-vjeçare në Greqi, e cila pohon se është përdhunuar nga gjyshi i saj për 9 vite resht.
Mediat greke raportojnë se e mitura ka prerë damarë, ku prej atij momenti ka rrëfyer abuzimin seksual nga gjyshi i saj 68-vjeçar. E mitura ka treguar se detyrohej nga gjyshi i saj që të shihte filma porno që kur ajo ishte 4-vjeçe dhe kur ishte 12-vjeç rastin ia ka treguar vëllait të saj. Ndërkohë rasti i parë i abuzimit ka ndodhur në tualetin e banesës së tyre.
Por vëllai i saj nuk ka treguar asgjë dhe e ka mbajtur përdhunimin e motrës të fshehtë.
E mitura po monitorohet nga psikologët e fëmijëve.