Tronditëse/ I vranë bashkëshortin para syve, gruaja 32 vjeçare përdhunohet në mënyrë të përsëritur për orë të tëra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me një grua ukrainase, pasi është përdhunuar në grup në mënyrë të përsëritur për orë të tëra nga ushtarët rus të cilët kanë qenë në gjendje të dehur. I pranishëm në këtë ngjarje ka qenë edhe djali i saj katërvjeçar i cili ka qëndruar i fshehur duke qarë, deri sa dhe është qëlluar për vdekje edhe burri i saj.

Natalya, është viktima e cila mes lotësh ka rrëfyer se si komandanti rus së bashku me një ushtar kanë shkuar në familjen e tyre dhe kanë qëlluar burrun e saj. Mbas ngjarjes së parë, komandanti në bashkëpunim me ushtarin e tij, janë drejtuar drejt dhomës ku ndodhej 33 vjeçarja. Gruaja ka rrëfyer për “The Times”, se ata e kërcënuan “Më mirë hesht, ose unë do të marr fëmijën tënd dhe do t’i tregoj trurin e nënës së tij të shpërndarë nëpër shtëpi”. Vetëm pak çaste më vonë ata e kanë përdhunuar për orë të tëra.

“Ushtari më tha të hiqja rrobat. Më pas ata të dy më përdhunuan njëri pas tjetrit. Ata nuk u interesuan që djali im ishte në dhomën tjetër duke qarë. Më thanë të shkoja t’ia mbyllja gojën dhe të kthehesha”, shprehet ajo.

Më pas janë larguar por u rikthyen sërisht pas 20 minutash, por këtë herë në gjendje të dehur. Natalya ja ka dalë të largohej së bashku me djalin e saj, në momentin që ushtarët kanë rënë në gjumë.

Më pas ata ranë në gjumë, duke i dhënë kohë Natalyas që të vraponte te djali i saj, i cili ishte fshehur dhe të largohej sa më parë nga shtëpia.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *