Tronditëse në ‘Fiks Fare’/ Si u paguan vrasësit profesionistë me 15 mijë euro për ‘kokën’ e qytetarit nga Orikumi. Policia nuk kap autorët

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në qytetin e Vlorës, ku një person kërkoi ndihmën e emisionit investigativ, pasi policia lokale nuk vepronte.

Në datën 12 prill 2021, në banesën e z.Artan Xhelili në qytetin e Orikumit në Vlorë shpërtheu një sasi lënde eksplozivi. Në të njëjtën datë, Xhelili i vuri në dispozicion policisë regjistrimin midis porositësit dhe vrasësit me pagesë. Por, policia nuk e rimori në pyetje apo të mbronte banesën.

“I jam drejtuar emisionit ‘Fiks Fare’ për një problem që më ka ndodhur me një person këtu. Ka ofruar 10 mijë euro për të më vrarë mua. Do me çdo lloj mënyrë për të më vrarë. Pas kësaj oferte, pas 4 ditësh, më është vënë tritol në derën e shtëpisë”,- thotë Artan Xhelili.

Më tej vijon se, po atë ditë, i ka vënë në dispozicion Policisë së Vlorës një provë për autorin. “Kam dorëzuar në polici një incizim ku R.K i ofron dikujt 10 mijë euro për të më vrarë mua dhe 5 mijë euro për të vrarë dikë tjetër. Kaloi një kohë e gjatë dhe policia s’po merr masat e duhura për këtë problem për të arrestuar këtë person”,- vijon ai, ndërsa saktëson se aktualisht ndodhet me masën e sigurisë arrest shtëpie.

“Personi që ka marrë ofertën ka ardhur në shtëpinë time dhe më kanë thënë se filani ka ofruar 10 mijë euro për të më vrarë. Nuk e besova dhe e kam pajisur me një regjistrues. Më tha po dhe ka shkuar te porositësi. E futa vetë në inçizim. E takoi dhe mbasi kishte marrë ofertën erdhi dhe më solli incizimin”,- thotë më tej denoncuesi.

Sipas tij, dorëzimin e këtyre incizimeve në polici e ka bërë në momentin që i vunë tritol në derën e shtëpisë, në datën 12 prill 2021. “Më morën në pyetje dhe i thashë një emër. Ia tregova edhe inspektorit që më merrnin në pyetje. E dëgjoi nëndrejtori shefi i krimeve. E futën në kompjuter dhe që nga ajo kohë s’kanë marrë asnjë masë”,- pohon Artani.

Shënjestra tregon se kush ka qenë personi që ka marrë ofertën, pra vrasësi me pagesë. “Personi quhet një F., emrin e gjatë nuk ia di. Një F. V. Erdhi atë ditë dhe më tha. Dhe këtij personi i dhashë edhe regjistruesin. Këto gjëra ia kam treguar edhe policisë. Deri më sot nuk di çfarë bëhet. Nuk dua që të fus familjet e mia në konflikt. Dua që shteti ta zgjidhë këtë problem”,- përfundon Artan Xhelili.

Në pjesën e dytë të bisedës mes porositësit dhe vrasësit me pagesë, diskutohen detajet e sigurimit të armëve dhe personave që do marrin pjesë.

Porositësi i kërkon disa herë vrasësit që të veprojë vetëm dhe mos të përdorë mjet, por në këmbë. Ndërkohë, refuzon në mënyrë kategorike kërkesën prej 50 mijë eurosh, pasi “nuk vlen kaq ai”. Më tej i bën një ofertë, e cila është edhe e fundit; 15 mijë euro për të vrarë dy persona.

“Unë për atë njeri më shumë se 10 mijë euro nuk jap. Nuk jap! Biles, aq është shumë. Është shumë për 10 mijë euro, është shumë”,- i thotë porositësi, ndërsa vrasësi i thotë se rrezikon burg.

“Po të më japësh 15 mijë Paund të iki në Angli. 15 mijë paund unë i dua. Vetëm veglat do venë 4 mijë” i përgjigjet vrasësi. Ndërkohë, porositësi i thotë se “… nuk të duhet asnjë lloj velge, një pistoletë”. Më tej i kërkon që, nëse e merr përsipër, ta lajmërojë një ditë më përpara që të mbledhë plaçkat dhe të iki nga Shqipëria. “Një natë më parë të më thuash largohu ik, unë mbledh plaçkat dhe ika. Kaq. Unë duhet të iki që këtej, jam unë” i thotë ai.

Ky regjistrim është dorëzuar në Policinë e Vlorës në datën 12 prill 2021. 9 ditë më vonë, në datën 21 prill, emisioni “Fiks Fare” i kërkoi zyrtarisht Policisë së Shtetit dhe Policisë së Vlorës informacion për shpërthimin e tritolit dhe regjistrimin. Në këtë kohë, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit, policia nuk ndërmori asnjë veprim. 1 javë pas interesimit të Fiks Fare, Policia e Shtetit publikoi një deklaratë për mediat, ku ndër të tjera lajmëron se është zbardhur shpërthimi me eksploziv.

“Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë policore, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: R. K., 42 vjeç, banues në Orikum” thotë policia. Ndërkohë, po më 29 prill, Policia e Vlorës i ka kthyer përgjigje emisionit Fiks Fare se materialet për të arrestuarin i kanë kaluar pas 17 ditësh Prokurorisë së Vlorës për dy akuza “shkatërrim prone me eksploziv” dhe “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.

Më poshtë, po publikojmë vijimin e bisedës mes vrasësit me pagesë dhe porositësit, ku ky i fundit ofron vetëm 15 mijë euro për të vrarë 2 persona;

Vrasësi me pagesë – Mbyllja ekranin se mos shtyp gjë, mos fiket.

Shënjestra – E mbylla, e mbylla. Është ndez, është ndez nuk fiket. Ku do e fusësh?

Vrasësi me pagesë – Këtu, këtu, këtu… Të iki vëllai, hajt!

Shënjestra – Ok…

Vrasësi me pagesë – Hajt.

Niset për të takuar porositësin…

Porositësi – Si të kam, si ia kalon, burri i fortë?

Vrasësi me pagesë – Shqipëri hesapi.

Porositësi – Të kam thënë dhe dje mos gap në telefon.

Vrasësi me pagesë – Pse ti e ke në përgjim?

Porositësi – Normale.

Vrasësi me pagesë – Po pse merresh me mua?

Porositësi – Të thashë që është në përgjim telefoni im. A të thashë? Hajde një sekondë andej.

Vrasësi me pagesë – Mos na shohin bashkë, se me burr motre.

Porositësi – Po ky muhabeti që të thashë që dje.

Vrasësi me pagesë – Po na panë bashkë neve u dhje muhabeti. Ai nga mua s’ka frikë, e di shumë mirë ti. Kam vajtur shumë herë…

Porositësi – Hajde…

Vrasësi me pagesë – E kupton o burrë i dheut, mos më q… n…

Porositësi – Unë kam kaq kohë që të kam thënë, jam nën kontroll.

Vrasësi me pagesë – Edhe unë rrezikoj o burrë i dheut, më q… n… Unë vërtet jam në hall.

Porositësi – Më mirë vije në Dukat në orën 6 në një cep edhe ta thashë edhe dje. Ta thashë edhe dje, në telefon jo, se unë e di. Unë e di!

Vrasësi me pagesë – po si do ja bëjmë që të vazhdoj unë vëlla. Të mbaroj punët, të shkëput hallet e mia, hallet e tua.

Porositësi – Unë të thashë diçka, shiko ça kosto ka kjo lloj pune, unë nuk të njoh më. Ika unë.

Vrasësi me pagesë – Të them diçka. Ai nuk është vetëm. Tani ka prapa T., ka tjetrin, ka tjetrin. Këtë. Ajo do bërë me, se unë s’dua të digjem vëlla.

Porositësi – Edhe unë nuk dua të djeg asnjë, asnjë.

Vrasësi me pagesë – Unë do të të them diçka, unë do ta bëj, se me the të kërkoj pazarin. Më jep 50 mijë, 25 në dorë, të lëshohem unë, të mbaroj punë.

Porositësi – S’bëj 50 mijë për atë unë.

Vrasësi me pagesë – Sa more?

Porositësi – Po s’bëj 50 mijë për atë unë.

Vrasësi me pagesë – Po sa?

Porositësi – S’bën ai 50 mijë euro.

Vrasësi me pagesë – Është problem o vëlla.

Porositësi – Po lërë mos e vrit mendjen.

Vrasësi me pagesë – Po sa? Se ti më thua një pazarin tënd, më q.n. Po s’më the diçka.

Porositësi – Tani është nuk është T.

Vrasësi me pagesë – Unë do qëlloj lart për lekë, se tani i q. n. unë për lekë jam keq.

Porositësi – E di.

Vrasësi me pagesë – Jam në një situatë që…

Porositësi – Jam dakort për të gjitha, për lekë sa më lart të shikosh ti, po puna nuk bën ai aq.

Vrasësi me pagesë – Po s’bën ai aq, po bën ai tjetri. Do vijë ai tjetri. Do dali ai tjetri…

Porositësi – Nuk del më ai. Nuk del më, ai tjetri nuk del më.

Vrasësi me pagesë – Po më bëj mua ti një ofertë. Se do më bësh ti një ofertë.

Porositësi – Puna është këtu, unë për këtë paketën, për këtë paketën e kam kaq. Edhe pse të thashë, më thuaj mua që nga fillimi sa të bën.

Vrasësi me pagesë – Unë ta thashë timen.

Porositësi – Nuk bëhet për aq. Është shumë lart, shumë shumë lart.

Vrasësi me pagesë – Po mirë thuaj një çmim ti.

Porositësi – Është jashtë normales së këtueshme. Ai është… F., ai është…

Vrasësi me pagesë – Unë rrezikoj 30 vjet burg o vëlla, troç muhabeti.

Porositësi – i di shumë mirë.

Vrasësi me pagesë – Ti do më bësh një çmim që të kënaqem edhe unë që të shkëpus edhe unë hallet se unë do iki. Unë mbarova punën, ika vëlla.

Porositësi – Atë njeri s’të duhet as motorr, as biçikletë, as një gjë.

Vrasësi me pagesë – E këput bam, bam…

Porositësi – Po!

Vrasësi me pagesë – Po jo me mua…

Porositësi – Ohooo

Vrasësi me pagesë – Se ka polici, ka antikrim.

Porositësi – Atëherë, policia dhe antikrimi më mban mua nën kontroll.

Vrasësi me pagesë – O R. do më bësh një ofertë vëllait të mos rrimë rrugëve.

Porositësi – Unë të thashë të mos ngatërrohesh me njerës. Atë po e bëri, e bën një njeri tek.

Vrasësi me pagesë – Po tek do e bëj.

Porositësi – Tek!

Vrasësi me pagesë – Po s’merem unë

Porositësi – Sdo marrësh motorrin, s’do marrësh atë, s’do marrësh…

Vrasësi me pagesë – Unë kam njerëzit në Vlorë, shok burgu, merrem me këtë punë. Me atë punë merren ata.

Porositësi – Do hapin llafet o F., o F.

Vrasësi me pagesë – S’hapen, do t’më japë armët mua ai!

Porositësi – Nejse.

Vrasësi me pagesë – Edhe sikur thua ti,ku i more, te filani. Janë gjëra me spec këto.

Porositësi – Unë e di shumë mirë.

Vrasësi me pagesë – Se s’punojnë ata pa njohje. Unë kam vajtur te shoku im.

Porositësi – E di shumë mirë, po problemi është këtu që tjetri, tjetri, tjetri ooo sa njerëz. Unë të thashë unë dua një njeri tek pull.

Vrasësi me pagesë – Unë o vëlla.

Porositësi – S’dua 20 mijë veta.

Vrasësi me pagesë – Mua më ke.

Porositësi – Tek pull, tek pull. Unë nuk dua muhabete në telefon, të thashë një gjë, kaq!

/Burimi: TCH/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *