Tronditëse në Gjermani! Hiqej si mjek, por elektriçisti iu gjymtonte organet gjenitale meshkujve

Një elektriçist në Gjermani është duke u përballur me gjyqin pasi kastronte burrat dhe u gjymtonte organet e tyre gjenitale në tryezën e tij të kuzhinës.

Sipas NYpost, 66-vjeçari po përballet me akuzën për vrasje, por mohoi të ishte përgjegjës për njeriun që vdiq disa ditë pas operacionit.

Ai tha se të tjerët kërkuan që ai t’i operonte pasi ai u tha se ishte një profesionist i trajnuar. I akuzuari, emri i të cilit nuk u bë i ditur, operoi tetë burra midis korrikut 2018 dhe marsit 2020 në shtëpinë e tij në Markt Schaben. Ai i tha gjykatës se kishte kastruar ose prerë pjesërisht organet e tyre gjenitale.

Trupi i personit që vdiq u gjet nga policia disa javë pas operacionit në një kuti. 66-vjeçari ka dalë përpara gjyqit ditën e enjte dhe pritet të dalë vendimi për dënimin e tij.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *