Në Turqi qytetarët janë tronditur pasi kanë parë një arkivol i cili lëvizte në rrugë. Të frikësuar ato kanë njoftuar policinë në telefon. Këto momente janë filmuar nga një kamera sigurie, ku shihet arkivoli i cili zvarritet në asfalt për disa metra. Mediat e huaja bëjnë me dije se arka e mortit kishte rënë nga rimorkioja e makinës së funeralit pasi kjo e fundit ishte kthyer nga një ceremoni varrimi.
Gjithsesi policia ka bllokuar trafikun për të shmangur aksidente dhe raporton se arkivoli ishte bosh.