Tronditëse/ Po shkonin për në punë, familja gjen të hedhur në kanal 34 vjeçarin

Është zbardhur identiteti i viktimës në Fushë-Krujë. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Indrit Ndoj, i cili është gjetur nga familjarët e tij në një kanal, teksa po shkonin në punë. Dyshohet se i riu është vrarë, pasi në këmbën e tij, ka plagë që dyshohet të jenë shkaktuar nga armë zjarri.

Ndoji dhe familja e tij nuk raportohet të kenë konflikte, por ende mbeten të paqarta rrethanat sesi ka ndodhur kjo ngjarje. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës pasi i riu banonte në një shtëpi në fshatin Hasan i vetëm, ndërsa familja në një banesë në lagjen Bakushe Visha.

U mësua se Ndoj ishte një person me precedentë penal, pasi më parë është arrestuar për transportimin e emigrantëve të paligjshëm.  Indrit Ndojt i ishte caktuar masa arrest shtëpie për arrestimin e 19 shtatorit të 2021.

 

https://www.priza.al/e-rende-ne-fushe-kruje-vritet-me-arme-zjarri-34-vjecari/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *