Ngjarjet e pazakonta nuk kanë fund në qytetin e Lahore në Pakistan, një 22-vjeçare u dogj e gjallë pasi refuzoi të martohej me kushëririn e saj.
Disa muaj më parë Kiran, iu premtua në një martesë kushëririt të saj me forcë.
Por gjeti kurajon të refuzonte dasmën pak ditë para ceremonisë, një zgjedhje që provokoi reagimin e të fejuarit të saj që së bashku me dy miqtë e tij, hyri në shtëpinë e Kiran, i hodhi benzinë dhe i vuri zjarrin.
E reja u dërgua në spital por nuk i mbijetoi sulmit. Policia arrestoi tre meshkujt e përfshirë në vrasje. Në shoqërinë konservative të Pakistan, është një krim për një grua të martohet me një burrë me zgjedhjen e saj ose të refuzojë propozimin e martesës të organizuar nga prindërit.
Femrat vriten në emër të nderit. Por para rrjeteve sociale këto episode kalonin totalisht të pavëzhguara. Tani, në fakt, falë shpejtësisë së shpërndarjes ekziston mundësia e denoncimit të këtyre krimeve ndërkombëtarisht.