Një person është vrarë me armë zjarr, ndërsa një tjetër dyshohet se ka mbetur i plagosur në Elbasan. Ngjarja, e cila raportohet se ka ndodhur në vendin e quajtur rrethrrotullimi i luleve, në hyrje të qytetit, ka tronditur qytetin vetëm pak minuta më parë, por nuk dihen detaje të tjera. Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal pranë një karburanti.
Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 19:00 të pasdites së të hënës, në fshatin Balldren në një lokal pranë një karburanti. Ndërsa nuk ka asnjë informacion për autorët, të cilët pas krimit janë larguar me makine.
Po ashtu mësohet se pas ngjarjes një makinë është gjetur e braktisur në Balldren. Dyshohet se ajo i përket autorit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të krimit.
/Priza.al/