Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Laçit, ku është qëlluar në drejtim të një biznesi disa herë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur ne orët e para te mëngjesit te kësaj te ente, por fatmirësisht nuk ka persona te lënduar. Nga raportimet mësohet se është qëlluar me rreth 30 plumba, ndërsa policia ka njoftuar pasi lajmi mori “dhenë” në mediat online.
“Në fshatin Gjorme, Mamurras, në fasadën e dyqanit në pronësi të shtetasit F. T. 36 vjeç, është qëlluar me armë zjarri ku si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.
Falë veprimeve të shpejta hetimore profesionale të kryera nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, por për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij.
Vazhdojnë veprimet hetimore të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.- thuhet në njoftimin e policisë