Tronditet politika franceze, dënohet Le Pen

Politikania franceze, Marine Le Pen, u shpall fajtore për shpërdorim të fondeve evropiane, me qëllim financimin e partisë së saj të ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar.

Rasti mund t’i bëhet pengesë për të garuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.

Gjykata ia ndaloi të mbajë poste publike, por ende nuk dihet se për sa kohë

Vitin e kaluar, prokurorët thanë se dënimi i Le Penit nuk duhet të jetë vetëm me gjobë prej 300.000 eurosh dhe burgim, por edhe me pamundësinë për të garuar për poste publike për pesë vjet.

Le Pen u akuzua, së bashku me më shumë se 20 figura të tjera të larta partiake, për punësimin e asistentëve që punonin për partinë e saj dhe jo për Parlamentin Evropian, që i paguante.

Gjatë gjyqit vitin e kaluar, ajo mohoi se kishte kryer “parregullsinë më të vogël”. Le Pen e lëshoi sallën e gjyqit përpara se t’i shqiptohej dënimi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *