Tronditet Prishtina për Krishtlindje/ Shpërthim në zyrat e kompanisë së energjisë, një punonjës mbetet i plagosur  

Nuk ka mjaftuar vetëm terri si pasojë e krizës energjetike, por këtë ditë Krishtlindjeje Prishtina është tronditur nga një shpërthim shoqëruar me një të plagosur.

Një shpërthim ka ndodhur në zyrat qendrore të KEDS-it në Prishtinë, ku një person është lënduar. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në kryeqytetin kosovar, ndërkohë që i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

KED-s bën të ditur se, gjatë procesit të rregullimit të një defekti që furnizon një pjesë të lagjes “Ulpiana”, ka ndodhur një aksident në nënstacionin “Prishtina 6” 110/10KV.

“Si pasojë e këtij aksidenti, një punëtor i KEDS është lënduar. Fatmirësisht, sipas informative që kemi marrë nga emergjenca, punëtori ynë është jashtë rrezikut për jetë”,- thuhet në njoftim.

Nënstacioni për shkak të këtij aksidenti për momentin është jashtë pune.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *