Një 43-vjeçar i identifikuar si Ibrahim Duda ka plagosur me thikë 2 vëllezër të mitur.
Mësohet se njëri prej tyre, i identifikuar si K. G., 17 vjeç është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
I mituri është paraqitur ne spitalin e Sarandës, ndërkohë forca të shumta policie kanë blinduar hyrjet dhe daljet e qytetit të Sarandës për kapjen e autorit i cili rezulton të jetë një person me precedente penalë.
Sarandë/Informacion paraprak.
Në datën 24.04.2022, rreth orës 22:00, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, shtetasi D. G., 16 vjeç, pasi nga veprimet e para dyshohet se për motive të dobta, është goditur me mjet prerës.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes