Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shijakut, ku një sasi eksplozivi është vendosur në një banesë në kagjen “Kodra”, pak para mesnatës së të dielës.
Pavarësisht dëmeve materiale, fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Zyrtari demokrat që u sulmua quhet Ilgner Vora dhe jeton në të njëjtën banesë më vëllain e tij, qytetarin me iniciale O.V.
Pas incidentit, shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje dhe madje shoqëruan disa persona në Komisariat.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.05.2021, rreth orës 22:00, në lagjen” Kodra”, Shijak ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e banesës së shtetasit O.V., ku për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë shoqëruar disa persona në Komisariat.
Ndërkohë po vijon krehja e zonës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes