Tronditet Washingtoni! Të shtëna me armë zjarri, vriten 4 persona

Të paktën 4 persona u vranë me armë zjarri në Tacoma të Washingtonit në SHBA. Sipas policisë, autoritetet po kërkojnë të paktën një të dyshuar.

Dy femra dhe një mashkull kishin vdekur në vendngjarje dhe një mashkull u dërgua në spital me plagë në rrezik për jetën.

“Personi i dërguar në spital kishte vdekur nga plagët e marra. Viktimat dukej se ishin të rritur”, tha policia për “The News Tribune”.

Zëdhënësja e policisë, Wendy Haddow tha se të shtënat ndodhën në një rrugicë prapa një banese rreth orës 16:24 dhe se së paku një viktimë është gjetur në rrugën përballë banesës.

Hetuesit nuk janë të sigurt nëse sulmuesi ka vepruar vetëm, tha Haddow për “The Seattle Times”.  Hetuesit dhe detektivët në skenën e krimit kishin bllokuar disa blloqe rreth skenës së të shtënave dhe pritet të mbledhin prova gjatë natës, tha ajo.

Këtë vit në Tacoma janë regjistruar 27 vrasje, tha Haddow.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *