Raphael Dwamena, 28-vjeç, ka ndërruar jetë duke tronditur kështu futbollin shqiptar dhe opinionin publik.
Golashënuesi më i mirë i skuadrës rrogozhinase, dhe një prej futbollistëve më të mirë në Superiore, u rrëzua në fushë në minutën e 25’ gjatë sfidës Egnatia-Partizani. Edhe pse sulmuesi i Egnatias u transportua menjëherë në Tiranë për një kurim më të specializuar, mësohet se nuk ia ka dalë dot.
Kolegët e tij kanë komfirmuar se Dwamena ka vuajtur nga problemet me zemrën prej një kohe të gjatë.
Kjo ngjarje e paprecedentë në futbollin shqiptar ka shkaktuar jo pak dhimbje tek kolegët e 28-vjeçarit, sportdashësit dhe jo vetëm.