Tropojani ‘mbret’ i shtëpive të barit në Britani/ ‘Daily Mail’ tregon për jetën e të riut shqiptar dhe për tregtinë e drogës në Londër  

Nëse doni të dini se përse të gjithë djemtë shqiptarë e kanë “ëndërr” Londrën, “Daily Mail” e ka përgjigjen për këtë: “Shtëpitë e barit”.

Një i ri nga Tropoja i cili përmes Instagram reklamonte shitjen e fidanëve të kanabisit, për ata që ndërtojnë shtëpi bari, ka rënë në rrjetën e gazetarëve investigativ të prestigjiozes “Daily Mail”.

Selamet Mehmetaj 28 vjeç, me origjinë nga Tropoja, shkruan “Daily Mail” i njohur me pseudonimin “The Devil”, përmes llogarisë në Instagram “Gjak Shqipez”, është grosisti më i madh i fidanëve të kanabisit në të gjithë Anglinë.

Drug baron Selamet Mehmetaj, nicknamed 'The Devil', was selling high strength cannabis plants through his anonymous Instagram page 'Albanian Blood'

“Sapo ka ikur mesdita në veri të Londrës dhe Selamet Mehmetaj pi një cola-cola teksa tregon me qetësi se, si funksionon tregtia e tij shumë milionëshe e kanabisit të fuqishëm”,- e nis artikullin për këtë shqiptar “Daily”.

Baroni i drogës, “Mercedes-Benz-i” i të cilit kushton  50,000 paund pa targa të përparme është i parkuar aty pranë. Ai ka rënë dakord të takojë klientë të rinj të mundshëm pasi ata e kontaktuan atë përmes faqes anonime në Instagram që reklamon biznesin e tij.

The Daily Mail undercover reporter exposed Mehmetaj's thriving drugs empire in the UK

I shqetësuar nga klientët e tjerë dhe këmbësorët kalimtarë në qendrën e qytetit Wood Green, 28-vjeçari nga Tropoja shpjegon se, si çdo muaj ai furnizon tregtarët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar me 2,500 bimë kanabis me fuqi të lartë dhe mbledh sytha për ta shitur.

Dhe ai e bën shumë të qartë se çfarë ndodh me ata që guxojnë ta tradhëtojnë atë, duke u mburrur në fakt se si i preu dy gishtat një klienti që nuk e paguante dhe i mori paratë e tij para se t’i priste një këmbë.

Mehmetaj sells high-strength cannabis to wholesale dealers across the UK via Instagram

I riu i etiketuar si ‘Djalli’, po grumbullon miliona nga biznesi i tij i shitjes me shumicë të drogës. Në faqen e tij në Instagram të titulluar ‘Gjaku shqiptar’, Mehmetaj ka treguar fabrikat e tij të kanabisit dhe ka postuar video për të nxjerrë në pah llojet e disponueshme, duke inkurajuar klientët e rinj të kontaktojnë. Instagram e mbylli faqen pasi u kontaktua nga “Daily Mail”.

Por ndërsa faqja ishte ende e hapur, gazetarët e fshehtë të Mail-it të paraqitur si klientë kontaktuan përmes aplikacionit të mediave sociale.

Mehmetaj i ka takuar pranë shtëpisë së tij në Palmers Green. Gjatë takimit ai u mburr se ju shmang akuzës për armë zjarri, pavarësisht se policia kishte gjetur një armë ruse që e kishte futur kontrabandë nga Shqipëria dhe e kishte fshehur në makinën e tij, duke thënë se avokati i tij kishte përgatitur një histori duke pretenduar se arma nuk ishte e tij.

Qeshi ndërsa përshkruante se si policia humbi një sasi kokaine, kanabis dhe plumba kur ata bastisën banesën e tij me pesë dhoma gjumi, sepse nuk arritën të kontrollonin një dhomë.

Mehmetaj shpjegoi se si çdo muaj ai rrit deri në 2500 bimë kanabis, të cilat ai i quan ‘foshnjat’ e tij, ku ai tha se shet çdo bimë për 10-15 paund në tufa deri në 300 paund dhe kuti me kanabis të korrur për kilogram. Sipas Mehmetajt, biznesi i bën atij miliona në vit, por kur shiten nga tregtarët, bimët do të vlejnë dhjetëra apo edhe qindra miliona paund.

“Kam njerëz që marrin çdo muaj nga unë për magazinat e tyre”,- tha ai.

Pasi klientët e kontaktuan atë përmes Albanian Blood, ai mori numrat e tyre dhe më pas organizoi takime personalisht, gjë që është ‘më e sigurt’ sesa dërgimi i mesazheve në internet. Ai tha se nëse dikush thyen besimin e tij ‘është shumë keq’ dhe në një paralajmërim të fshehtë, përshkroi trajtimin e tij ndaj një klienti që nuk paguante.

/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *