Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Tropojës, pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Tropojë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi 25-vjeçari me inicialet E. B., banues në Shënavlash të Durrësit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi ka kallëzuar një shtetase e mitur 16 vjeçe se 25-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.”, thuhet në njoftimin e policisë.