Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Tropojës, ku 33-vjeçari Alban Haklaj është qëlluar nga 24-vjeçari Genti Vatnikaj. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Alban Haklaj ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën. Autori i plagosjes Genti Vatnikaj është shpallur në kërkim ndërkohë po hetohen shkaqet e kësaj plagosjeje.
/Priza.al/