Një drejtues teknik është arrestuar në Tropojë pas vdekjes së një punonjësi që ra nga kati i pestë i një pallati në ndërtim në qytetin e Bajram Currit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin M. Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë, për “shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Punonjësi A. S., 44 vjeç, banues në fshatin Gri, humbi jetën nga dëmtimet e marra gjatë rënies. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Kukësit për veprime të mëtejshme.