Trump dënohet 10 ditë para betimit: Sulm politik!

Presidenti i zgjedhur Donald Trump e ka cilësuar vendimin e gjyqtarit Juan Merchan për ta dënuar atë me 10 Janar, 10 ditë para inaugurimit të tij sulm të paligjshëm politik dhe një teatër të inskenuar.

Bëhet fjalë për çështjen në lidhje me një pagesë prej 130,000 dollarësh për yllin e filmave për të rritur Stormy Daniels në ditët para zgjedhjeve të 2016-ës. Gjykatësi Juan Merchan deklaroi se Trump nuk do të dënohet me burg dhe mund të marrë pjesë në seancë personalisht ose virtualisht.

Në një postim në Truth Social, Donald Trump flet për një “rast inekzistent” që është i ndaluar si ligjërisht ashtu edhe në thelb. Ai sulmon edhe gjyqtarin, të cilin e cilëson si “partizan radikal”.

“Sapo ka nxjerrë një vendim tjetër që me vetëdije është i paligjshëm, bie ndesh me Kushtetutën tonë dhe nëse hyn në fuqi, do të jetë fundi i Presidencës siç e njohim ne”, shprehet Trump.

“Ai ka aq pak respekt për Kushtetutën, saqë mban një urdhër të paligjshëm gati për mua, Presidentin tuaj dhe Presidentin e zgjedhur, vetëm që të mos zbuloj konfliktet ekskluzive dhe të paligjshme të tij dhe familjes së tij. Unë jam i vetmi kundërshtar politik në historinë amerikane që nuk lejohet të mbrohem”, shkruan më tej Trump.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *