Ish-Presidenti Donald Trump akuzoi zv/presidenten demokrate se i përket “të majtës radikale“, duke parashikuar se amerikanët do të humbasin miliona vende pune nëse ajo fiton. “Kursimet tuaja të jetës do të zhduken”.
Më tej bëri një parashikim tronditës. “Në të gjithë botën, kundërshtarët tanë e dinin se nuk mund ta merrnin Amerikën si të mirëqenë kur unë isha kreu i forcave të armatosura.
Por nëse Kamala fiton në nëntor, është praktikisht e sigurt se Lufta e Tretë Botërore do të ndodhë”, deklaroi Trump.