Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë brenda ditës nëse do të zgjidhej sërish.
Në një intervistë televizive Trump tha se do t’i mjaftonin 24 orë për t’i dhënë fund konfliktit: “Do t’i jap fund. Do të ishte e lehtë.”
Duke e cilësuar luftën një “katastrofë” që duhet të ndalet, ai shtoi: “Ajo marrëveshje do të ishte e lehtë. Shumë prej saj ka të bëjë me paratë.”
Ish-presidenti tha po ashtu se Putin nuk do të kishte hyrë kurrë në Ukrainë nëse nuk do të ishte për “paaftësinë” e administratës së Joe Biden: “Putini nuk po hynte, nuk u përmend kurrë dhe unë e njihja shumë mirë”