Trump nesër në seancë/ Kundërshton transmetimin e proçesit nga mediat

Ditën e nesërme pritet të mbahet një nga seancat më të përfolura të viteve të fundit, ajo e akuzave ndaj ish-presidentit Donad Trump, e para herë kjo që ngrihen akuza për një person që ka mbajtur postin e kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Vetëm një ditë nga nisja e procesit, Trump ka emëruar si avokatin e tij kryesor një ish-prokuror të qarkut të Manhattanit. Ndërkohë që mbrojtja e ish-presidentit kanë dalë kundër kërkesës së mediave për të transmetuar seancën live.

Sipas tyre, një kërkesë e tillë do të sillte shqetësime në lidhje me sigurinë.

“Ne parashtrojmë se kërkesa e medias duhet të refuzohet sepse do të krijojë një atmosferë të ngjashme me cirkun në gjyq, do të ngrejë shqetësime unike të sigurisë dhe nuk është në përputhje me prezumimin e pafajësisë së Presidentit Trump”, tha ekipi i Trump në një letër drejtuar gjykatës.

Ndërkohë kujtojmë se në Uashington janë paralajmëruar mbajtja e protestave por kryetari i Senatit për Sigurinë Kombëtare, Gary Peters, tha se nuk ka ende tregues që indikojnë se në tubime do të ketë përdorim të dhunës nga ana e pjesëmarrësve.

“Unë mendoj se ju do të jeni gjithmonë vigjilentë, kështu që njerëzit do të jenë vigjilentë. Ekipet e sigurisë dhe zbatimit të ligjit po monitorojnë situatën gjatë të gjithë kohës”, u tha ai gazetarëve të hënën.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Trump, është nisur nga shtëpia e tij në Florida drejt Nju Jorkut, ku do t’i lexohen akuzat penale.

Kujtojmë se republikani 76-vjeçar, njëherësh presidenti i parë në historinë amerikane që ngarkohet penalisht, do të akuzohet zyrtarisht të martën për pagesën që ia ka bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels, në këmbim të heshtjes, pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *