Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka paditur ish-avokatin e tij për 500 milionë dollarë me pretendimin për shkelje të kontratës. Ai thotë se Michael Cohen ka shkelur detyrën e tij si avokat. Padia vjen mes sulmeve të përshkallëzuara nga aleatët e Trump ndaj Cohen, i cili është një dëshmitar kyç në hetimet ndaj ish presidentit.
Një prokuror i Manhatanit javën e kaluar e akuzoi Trumpin për mashtrim në lidhje me pagesat e parave ndaj një ylli porno.Veprimi ligjor, i paraqitur në një gjykatë federale të Floridës, gjithashtu akuzon Cohen për “deklarata të pahijshme, egoiste dhe keqdashëse për ish-klientin e tij, anëtarët e familjes dhe biznesin e tij”.