Ish presidenti i Amerikës, Donal Trump gjatë një interviste i ka kërkuar Vladimir Putinit që të bëjë publike fakte. Këto fakte sipas tij do të dëmtojnë familjen e Joe Biden.
Trump pretendon se djali i Joe Biden, Hunter ka marrë një pagesë prej 3.5 milionë dollarësh nga gruaja e ish-kryebashkiakut të Moskës.
Ndryshimet që po ndodhin si shkak i luftës, do të nxisin sipas tij mundësinë që Putin të publikojë informacionet që ka për presidentin e Amerikës.
“Përderisa Putin nuk është mbështetës i vendit tonë, unë mendoj se ai duhet të publikojë faktet që ka për familjen e Biden, sepse është mëse e qartë se nuk do të marrim një përgjigje nga Ukraina,” theksoi Trump, por nga Putin.