Të dyja rrjetet sociale Facebook dhe Twitter kanë anuluar llogarinë e ish-presidentit Trump, pas sulmit në Kongresin Amerikan. Prandaj Donald Trump ka vendosur të hapi platformën e tij të quajtur “From the Desk of Donald J Trump”.
Tani e tutje mbështetësit e tij mund të komunikojnë me të, dhe të informohen në kohë reale rreth aktiviteteve të tij. Mjafton hapja e një llogarie dhe ndjekësit mund të marrin notifikimet sa herë që Trump publikon një mesazh.
Gjithashtu ato mund të shpërndajnë informacionet edhe në Facebook dhe në Twitter.
Trump u përjashtua nga Facebook dhe Twitter, dhe llogaritë e tij u fshinë pas ngjarjeve të përgjakshme të 6 janarit, kur mbështetësit e ish-presidentit sulmuan ndërtesën e Kongresit Amerikan. Një veprim që për shumë njerëz, u nxit nga Trump, i cili kishte mbajtur një tubim të zjarrtë pak më parë.
Një vendim nga udhëheqësit e Facebook pritet në orët e ardhshme: ata do të duhet të vendosin nëse do ta ripranojnë Trump në platformën e tyre, apo të zgjasin ndalimin. Ndërsa Twitter ka bërë të qartë deri më tani se ndalimi ndaj ish-presidentit, është i përhershëm.
Burimi i lajmit: Ansa. Përshtati: Priza.al